Diego Simeone ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Atletico Madridi pas 12 vitesh në krye të skuadrës.
Argjentinasi bëri deklaratë publike rreth të ardhmes së tij, menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Mbretit ndaj Real Madridit.
Dhe me Barcelonën 16 pikë përpara në garën për titull, tifozët e Atleticos mund të jenë dëshmitarë të ditëve të fundit të trajnerit të tyre.
Strategu 52 vjeçar ka qenë në krye të klubit kryeqytetas që nga dhjetori i vitit 2011, pasi kaloi pesë vjet atje si lojtar.
Gjatë kohës së tij si trajner, Atletico ka fituar dy tituj të La Ligas, dy Liga të Evropës dhe dy Kupa të Mbretit, ndërsa ka arritur gjithashtu dy finale të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, ky sezon ka qenë një luftë për Simeone në të gjitha garat.
Atletico u eliminua fillimisht nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve pasi përfundoi në fund të grupit.
Dhe një ecuri e dobët në La Liga i sheh ata të qëndrojnë në vendin e katërt, 10 pikë larg Realit dhe 16 pas liderit Barcelona.
“Kontrata ime varet shumë nga mënyra se si e përfundojmë me klubin. Çdo fund sezoni ne mblidhemi për të parë se si do të vazhdojmë”.
“Ky vit nuk do të jetë përjashtim. Është më kompleks se sa sugjeroni. Do ta zbuloni kur të përfundojë sezoni se çfarë do të ndodhë”, ka bërë të ditur ai.
Luis Enrique thuhet se është renditur si pasardhësi i Simeones nga krerët e Atleticos, derisa nuk përjashtohet as Thomas Tuchel. /Telegrafi/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...