Diego Simeone ka lënë të kuptohet se do të vazhdoj qëndrimin në Atletico Madrid këtë verë duke pohuar se ende ka shpresa që një ditë skuadra e tij do ta fitoj Ligën e Kampionëve.
Atletico Madridi shënoi dy gola të shpejtë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale por shpresat e tyre u shuan nga Isco minuta më vonë, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Simeone ka refuzuar për të hequr dorë nga ëndrra e tij pavarësisht spekulimeve që mund të largohet nga klubi.
“Ishte një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve kundër një ekipi të mrekullueshëm”, tha trajneri pas ndeshjes. “Ata na vështirësuan gjërat në vendin e tyre, por skuadra shfaqi pse ata kanë garuar për shumë vite. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, ishte një bujari e madhe nga shumë lojtarë të skuadrës sonë”
“Është turp që nuk mund të klonojmë lojtarë si Godin apo Gabi, të cilët kanë dhënë jetën për klubin. Ne u rikthyem mirë, por goli i tyre na lëndoi”
“Oblak? Ai ishte në një nivel me Madridin dhe Barcelonën. Duket një hap i vogël, por në fakt është shumë i madh. Shpresojmë që një ditë ta marrim titullin në Ligë të Kampionëve”, përfundoi Simeone./arbresh.info
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte