Avokati i Diego Maradonas ka ofruar një shpërblim prej 10.800 dollarëve për personat që japin informata për gjetjen e krijuesve të disa audio klipeve që pretendonin se legjenda e Argjentinës ka vdekur.
Maradona është në Rusi për të shikuar Kampionatin Botëror dhe ka qenë prezent vazhdimisht në ndeshjet e Argjentinës, transmeton portali arbresh.info. Ai ka festuar gjithashtu fitoren dramatike të vendit të tij ndaj Nigerisë që i siguroi vazhdimin tutje në xhiron e ardhshëm.Fituesi i Kampionatit Botëror 1986 është parë duke marr trajtim mjekësor pas ndeshjes, por disa regjistrime audio në gjuhën spanjolle sugjeronin se Maradona ka pësuar një sulm fatal në zemër.
Kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe Maradona nuk ishte i kënaqur që ato u bënë viral duke shqetësuar familjen e tij.
“E kam bërë publik vendimin për të dhënë një shpërblim prej 300.000 pezos (10.800 dollarë) për këdo që mund të ofroj informata të sakta me personin që krijoi audion”, ka thënë Matias Morala, avokati i Maradonas.
“Shpesh është thënë se në këto çështje pak mund të bëhet”
“Por, studioja ime më ka thënë se ata janë konsultuar me ekspertët e teknologjisë dhe mund ta kuptojmë se kush i bashkoi ato. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë që dikush të na jap informata”
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...