Diego Maradona është parë në turmë duke marrë pjesë në ndeshjen e kësaj të shtune mes Argjentinës dhe Islandës.
Fituesi i Kampionatit Botëror dukej tepër i ndezur duke bartur disa syze të kuqe dhe dy ora dore në stadiumin Spartak në Moskë, transmeton portali arbresh.info.Tifozët në rrjete sociale kanë reaguar menjëherë duke dhënë arsyet e tyre pse Maradona ka vendosur për të bartur dy ora të ndryshme, gjë të cilën ua zbulojmë ne.
Njëra orë në dorën e Maradonas tregon kohën lokale, ndërsa tjetra orë tregon kohën në vendlindjen.Si një karakter ekstravagant, Maradona mori pjesë në hapjen e turneut të Argjentinës duke shijuar gjithashtu një puro të madhe.
Vlen të përmendet që pjesëmarrja e tij në këtë turne ishte rrezikuar gjithashtu për shkak se ikona e Argjentinës ka pasur probleme shëndetësore dhe ishte hospitalizuar në Kolumbi në fillim të këtij muaji./arbresh.info/
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...