Diego Maradona do të shkojë në Kuba për të kryer testet e ADN-së pasi është duke u përfolur se ka tre fëmijë në atë vend me dy gra të ndryshme.
Legjenda e Argjentinës, i cili i siguroi vendin të tij Kampionatin Botëror në vitin 1986, ishte e ditur tashmë se ka pesë fëmijë nga marrëdhëniet me gra të ndryshme, transmeton portali arbresh.info.
Por, raportet në Argjentinë tani kanë zbuluar se legjenda ka edhe tre fëmijë të tjerë në Kupa me dy gra të ndryshme.
Bazuar në avokatin e tij, Matias Morla, Maradona ka qenë në kontakt me treshen dhe synon t’i jap mbiemrin e tij menjëherë pasi të arrijë në Kubë për të vërtetuar atësinë e tij.
“Ne do të bëjmë testet e ADN-së. Ata janë nga gra të ndryshme dhe Diego do t’i njoh ato kur ai të kthehet në Kubë”, ka thënë Morla për gazetën argjentinase Clarin.
58-vjeçari aktualisht punon si një drejtor teknik në klubin meksikan Dorados de Sinaloa./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...