Mbrojtësi i Cagliari, Diego Godin pranon se ishte afër bashkimit me Manchester City në 2015, por Diego Simeone kërcënoi atë se do të jepte dorëheqje nga Atletico Madrid nëse bën një gjë të tillë.
Reprezentuesi uruguajan luajti nëntë vjet me Colchoneros përpara se të transferohej në Inter në 2019, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, ai mund të ishte larguar nga gjigandët e La Ligas shumë më herët.
“Ishte vera e vitit 2015 dhe Manchester City ishte i hapur për të paguar një shumë të parave që më lejonte largimin nga klubi. Unë isha duke negociuar me Atletico Madrid, dhe City po bënte presion për të më nënshkruar”, u shpreh mbrojtësi.
“Simeone ishte në Japoni, por ai u informua për negociatat, dhe të gjithë u mblodhën. Gabi, Raul Garcia dhe Tiago, për shembull. Simeone tha: ‘Nëse Diego largohet, atëherë edhe unë do të largohem.’
“Disa ditë më vonë, isha afër zgjatjes së kontratës me Atletico Madrid. Kjo dëshmon se çfarë lloj grupi kemi pasur. ”
Godin u bashkua me Cagliari nga Interi verën e kaluar dhe 35-vjeçari ka 19 paraqitje me klubin deri më tani këtë sezon.
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës