Kapiteni i Atleticos, Diego Godin është në dyshime për skuadrën e Diego Simones kundër Juventusit në Ligë të Kampionëve si pasojë e lëndimit.
Godin ka shënuar në fitoren 2 me 0 të ‘Los Rojiblancos’ në takimin e parë në Wanda Metropolitano më 20 shkurt, por një problem në kyç të këmbës e ka lënë atë në dyshime për takimin kthyes, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi uruguaian është i suspenduar për ndeshjen në La Liga ndaj rival lokal – Leganes pasditen e sotme (e shtunë) pas pesë kartonëve të verdhë në La Liga deri tani këtë sezon derisa Simeone shpreson të koha shtesë t’i shpërbej për rikuperim.
Mbrojtësi me eksperiencë do të ishte një mungesë e madhe për skuadrën e tij në ndeshjen në udhëtim për shkak se Simeone do të detyrohej të vendoste startues dyshen Stefan Savid dhe Jose Gimenez në rast se 33-vjeçari nuk është në dispozicion.
Ndeshja kthyese mes dy gjigantëve zhvillohet të martën nga ora 21:00./arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...