Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa është rikthyer në stërvitje dhe do jetë gati për tu përballur me Liverpool këtë muaj.
Sipas Cadena Ser, spanjolli është duke u munduar të përfshihet në skuadër për të luajtur me 18 shkurt në “Wanda Metripolitano”, transmeton portali arbresh.info.
Costa ka shënuar vetëm shtatë gola në 42 ndeshje që prej kohës kur është rikthyer nga Chelsea në janar të vitit 2018, ndërsa këtë sezon ka qenë tetë herë titullar derisa pësoi lëndim.
Ka pasur spekulime që sulmuesi do të mungojë gjatë tërë sezonit, por sot (e mërkure) është rikthyer në stërvitje.
Dy sulmuesit Joao Felix dhe Alvaro Morata janë të lënduar gjithashtu, gjë që ka bërë që sulmi në ndeshjet e ardhshme të jetë në duart e Yannick Carrasco, Angel Correa dhe Thomas Lemar./arbresh.info.
https://twitter.com/Atleti/status/1225008163327479809
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...