Google ADS

Diego Costa me mesazh emocionues në lamtumirën te Atletico Madridi

14:51 | 30 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Diego Costa u ka lënë një mesazh emocional bashkëlojtarëve dhe Diego Simeones te Atletico Madridi, duke i falënderuar për kohën që kanë kaluar.

Sulmuesi braziliano-spanjoll dhe klubi spanjoll arritën marrëveshja para pak ditësh që të shkëpusin kontratën, e cila do të skadonte në fund të këtij edicioni.

Costa është tashmë lojtar i lirë, derisa ka falënderuar Atletico Madridin për mbështetjen e dhënë.

“Epo Njerëz… Atleticos… Sot, me trishtim, por në të njëjtën kohë lumturi, vij të them lamtumirë të gjithë tifozëve të Atleti, të gjithë popullit tim. Jam i trishtuar që nuk kam qenë në gjendje të jem pjesë më e madhe e kësaj familje, duke qenë dita ditës, por i lumtur që kam qenë pjesë e saj, e këtij klubi të madh”.

“Këtu kam kaluar momente të vështira, nga të cilat jam ngritur gjithmonë falë ndihmës së mjekëve, fiziterapeutëve dhe shokëve të skuadrës. Dhe momente të lumtura që janë tashmë në kujtesën time dhe në të gjithë”.

“Por, unë dua t’ju them se jam i lumtur që kam qenë në gjendje të bëj histori dhe të vendos emrin tim të vogël në atë të këtij klubi të madh. Diçka që gjithmonë e dëshiroja, por kurrë nuk e imagjinoja se mund të ndodhte”.

“Unë dua të falënderoj të gjithë në Atlético, por mendoj se koha ime ka ardhur dhe se për mua dhe klubin, ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte. Mendoj se është koha më e mirë për të dy ne, dhe mënyra më e mirë për të ndihmuar këtë ekip dhe klub. Unë kam dhënë më të mirën time, ose të paktën, gjithmonë jam përpjekur të jap maksimumin tim për këtë klub dhe këtë fanellë”, ka shkruar ai më tej.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme