Sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa, i është dhënë një dënim me gjashtë muaj burg për mashtrim taksash në Spanjë.
Sipas gazetës El Mundo Deportivo, ish-ylli i Chelseat nuk do të kalojë asnjë ditë prapa hekurave, pasi ai ka pranuar të paguajë gjobën në vend të mbajtjes së burgut.
Dënimi me burg u zëvendësua me një gjobë 12-mujore me anë të së cilës lojtari do të duhet të paguajë një normë prej 100 eurosh në ditë gjatë një viti, duke arritur në rajonin prej 36 mijë eurosh.
Vendimi u konfirmua në një gjykatë të Madridit të enjten me 31-vjeçarin duke u deklaruar fajtor për mashtrim të shtetit spanjoll prej 1,1 milion eurosh mos-deklarim të taksave pas kalimit më 2014 në Stamford Bridge.
Costa tashmë rimbursoi Thesarin shtetëror disa muaj më parë me shumën prej 1.1 milion eurosh që ai i iu shmang gjatë vitit financiar 2014.
BREAKING: Atletico Madrid star Diego Costa sentenced to six months in prison for tax fraudhttps://t.co/StQSbOJFUP pic.twitter.com/kJU5xRFjH5
— Daily Star Sport (@DailyStar_Sport) June 4, 2020
Thesari Spanjoll gjithashtu ka vendosur që Costa nuk e ka paguar plotësisht kontratën e reklamimit që ai nënshkroi me Adidas në vlerën 800 mijë euro, në lidhje me të drejtat e tij të imazhit.
Nuk ka asnjë provë që lojtari ka përdorur ndërmarrje ‘off shore’ ose skema tjera për të fshehur të drejtat e tij të imazhit. /Telegrafi/
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...