Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka ndarë mendimin e tij rreth planeve që u thurën për Kampionatin Botëror 2030.
FIFA njoftoi javën e kaluar se Botërori 2030 do të jetë e para që do të zhvillohet në tri kontinente. Turneu do të nisë në Amerikën e Jugut, përpara se të kalojë në ofertën e bërë nga Portugalia, Spanja dhe Maroku.
Vendimi është pritur me kritika në disa kënde për udhëtimet e shumta që do të ndodhin. Për këtë çështje edhe Deschamps kishte një opinion.
“Përtej faktit se është një trend, organizimi i tij në shumë vende, është edhe aspekti i orarit të ndeshjeve që zhvillohen në kontinentin e Amerikës së Jugut. Nuk e di se cilat vende do të përfshihen, kjo do të thotë se vendet e Amerikës së Jugut do të jenë në avantazh dhe më pas vendet e tjera do të duhet të lëvizin”, tha Deschamps në një konferencë për shtyp.
Deschamps theksoi gjithashtu mungesën e koherencës në vendimmarrjen e FIFA-s: “Nuk e di kush i merr vendimet, por nuk do ta fsheh nga ju faktin se më pëlqejnë gjërat që janë koherente, në nivel sportiv dhe etik. Nuk mendoj se ka shumë koherencë atje”.
FIFA njoftoi planet e tyre për tre ndeshjet e para të Kupës së Botës 2030 që do të mbahen në Amerikën e Jugut për nder të njëqindvjetorit të turneut më të madh të futbollit, i cili u luajt për herë të parë në Uruguai në vitin 1930. Argjentina, Uruguai dhe Paraguaj do të jenë nikoqir nga një ndeshje secila, përpara se Federatat evropiane dhe ato afrikane të futbollit do të kombinohen për pjesën e mbetur të turneut./Telegrafi/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League