Sebastian Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Brazilit, në garën e parafundit të Botërorit të Formula 1.
Ai i gëzohet triumfit të tij në Interlagos, por i gëzohet gjithashtu paraqitjes së Ferrarit që në këtë garë kishte në podium dy pilotë.
“Për ne ka qenë një periudhë e vështirë gjatë këtyre javëve, por pas një periudhe jo të mirë është diçka shumë e bukur të shohësh dy Ferrari në podium”.
“Ishte si një çlirim për ne. Ritmi i garës ishte deri diku i njëjtë për të gjithë, nuk kishte shumë hapësira për gabime dhe ishte e vështirë të kontrolloje makinën”, deklaroi Vettel.
I kënaqur me paraqitjen e tij u shfaq edhe Kimi Raikkonen me pilotin tjetër të Ferrarit që në xhirot e fundit arriti të mbante pas kampionin e Botës, Lewis Hamilton i cili ishte më i shpejtë. /SS/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...