Google ADS

Diçka e çuditshme ndodhi në finalen Ajax – Man Utd (FOTO)

15:42 | 25 Maj 2017
Arbresh Info

Manchester United siguroi trofeun e dytë këtë sezon dhe Jose Mourinho vazhdoi me rekordin e tij për 100 për qind në finalet evropiane duke mposhtur Ajaxin për të ngritur trofeun në Evropa Liga.

Sidoqoftë, gjatë ndeshjes është shfaqur një pamje interesante që ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë shikuesve gjatë transferimit drejtpërsëdrejti të lojës, transmeton portali arbresh.info.

Televizioni ‘BT Sport’ është padyshim profesional kur bëhet fjalë për produksion, gjë të cilën e shfaqën edhe mbrëmjen e së mërkurës. Por, ishte vetëm fati dhe momenti i papërshtatshëm që mund të themi se tregon të kundërtën.

Derisa fokusi i kamerës ishte te portieri i Ajaxit, Andre Onana, i cili ishte duke u siguruar se ka atletet të mbathura mirë, një pamje grafike u shfaq duke zbuluar komentatorin e ndeshjes. Por, animacioni dukej ndryshe sikur të ishte prodhuar nga vet Onana.

Në mënyrë të jashtëzakonshme, pamjet e tilla morën vëmendje të madhe në rrjete sociale, gjë të cilën edhe ne nuk e injoruam./arbresh.info

Portieri i Ajaxit, Andre Onana kontrollon atletet e tij derisa butoni grafik fillon të shfaqet
Portieri i Ajaxit, Andre Onana kontrollon atletet e tij derisa butoni grafik fillon të shfaqet
Onana dukej se ishte duke "prodhuar" atë
Onana dukej se ishte duke “prodhuar” atë
Përfundon animacioni dhe qindra tifozë shpërthyen me reagime menjëherë në rrjete sociale
Përfundon animacioni dhe qindra tifozë shpërthyen me reagime menjëherë në rrjete sociale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme