Milani është bindur nga paraqitjet e Brahim Diaz në fanellën kuqezi dhe së shpejti do t’i nisë bisedimet me Real Madridin për ta blerë kartonin e tij.
Sulmuesi spanjoll iu bashkua Milanit verën e kaluar në një marrëveshje huazimi, por kuqezinjtë dëshirojnë ta kenë atë në pronësi, transmeton Gazeta Express.
21-vjeçari i ka shënuar katër gola dhe i ka dhuruar tri asiste në 21 paraqitje për Miklonin në të gjitha garat deri tani këtë sezon.
Lideri i Serie A nuk dëshiron ta lërë Diazin të kthehet në Madrid kur t’i mbarojë marrëveshja e huazimit në verë.
Sipas Il Corriere dello Sport, Milani dhe Real Madridi do të ulët së shpejti për të biseduar për Diazin.
Synimi i Milanit është që, edhe nëse nuk mund ta blejë kartonin e tij, të paktën ta zgjasë për edhe një vit huazimin e Diaz. /Gazeta Express/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit