Diaspora në përkrahje për Kombëtaren e Kosovës ndaj Norvegjisë

18:43 | 25 Nëntor 2021
KRG

Kosova është mysafire e Norvegjisë në ndeshjen e cila është në kuadër të para kualifikimeve për kampionatin Evropian “EuroBasket”.

Ndeshja do të zhvillohet në Norvegji, më saktësisht në Bergen.

Pas kësaj ndeshje, Kosova do të përballet kundër Danimarkës më 28 nëntor në Pallatin e Rinisë.

Diaspora është duke e përkrahur me të madhe Kombëtaren e Kosovës ku shihet se shumë tifozë Dardanë kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Evropës në drejtim të Bergen të Norvegjisë për të motivuar basketbollistët e Kosovës. /arbresh.info/

Foto: Fehmi Sejdijaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme