Një sport i veçantë, për të cilin kohëve të fundit është rritur interesimi edhe në shoqërinë tonë kosovare.
Bëhet fjalë për sportin e tenisit, i cili ndër vite është konsideruar si sport i veçantë mbretëror.
Në Kosovë, tanimë është hapur edhe një akademi, apo shkollë e këtij sporti.
Bëhet fjalë për “Diamond Tennis Academy”, e cila gjendet me lokacion në Hajvali të Prishtinës.
Menaxheri i akademisë, Alban Kllokoqi në një intervistë për portalin Arbresh.info bëni të ditur se tani është java e tretë që nga hapja zyrtare e “Diamond Tennis Academy”.
Kjo shkollë, sipas Kllokoqit, posedon dy fusha, të cilat mund të mbulohen gjatë sezonës së dimrit dhe të zbulohen në sezonin e verës.
Po ashtu, sipas tij, specifika tjera që kanë këto dy fusha janë të teknologjisë së fundit, ku sportistët mund ta bëjnë stabilizimin e temperaturës sipas dëshirës së tyre.
Kllokoqi për Arbresh.info tregon se cilët janë synimet e akademisë, cilët janë akomodimet dhe a ka interesim të mjaftueshëm nga masa e gjerë për këtë sport. Për këto dhe shumë të tjera, ju ftojmë ta ndiqeni storien më poshtë. /Arbresh.info/ Kasim Gerbeshi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...