Diallo do të nënshkruajë kontratën e re me Manchester United

17:08 | 8 Janar 2025
D.H

Amad Diallo ishte emri më i përfolur për një lëvizje të mundshme nga Manchester United, pasi kontrata e tij do të përfundojë në qershor të vitit 2025.

Por tashmë kjo ka marrë fund, pasi Manchester United dhe Diallo kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta vazhduar kontratën dhe për disa vite tjera, shkruan Arbresh.info.

Sic ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruaj kontratën e re këtë javë.

Të gjitha dokumentet janë kontrolluar dhe miratuar nga të dyja anët e sikurse klubi edhe lojtari.

Paga e tij do të jetë më e larta dhe Diallo do të jetë pjesa kyçe e Manchester Unitedit.

Deri më tani këtë sezon në Premier League, ai ka realizuar tri gola dhe ka asistuar gjashtë të tjerë në 18 ndeshjet e para./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme