Gianluca Di Marzio i ka kushtuar një tekst të veçantë Kosovës.
Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, i ka kushtuar një tekst special Kosovës, pas fitores së thellë, 5 me 0 ndaj Maltës.
Sipas gazetarit italian, Përfaqësuesja jonë ka arritur t’i magjepsë shumë tifozë të futbolli, por edhe ata që janë kundër të arriturave tona, pasi askush nuk e kishte imagjinuar këtë, raporton “lajmi.net”.
Skuadra e Bernard Challandes ka arritur që ta mbaj bilancin pozitiv për vitin 2018, duke mos humbur në asnjë ndeshje.
Kosova është lidere në Ligën D, andaj është shumë afër që të arrij një qëllim të madh, atë të promovohet në Ligën C.
Kapiteni i Përfaqësueses sonë, Samir Ujkani, së bashku me lojtarët e tjerë, janë duke mbajtur shpresat gjallë për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Lojtari më i çmuar i Kosovës sipas Gianluca Di Marzios, është Vedat Muriqi, që po tregon një shpirt luftarak në fazën ofanzive, shkruan “lajmi.net”.
Muriqi ndryshe po quhet tani nga tifozët kosovarë si ‘Giroud i Kosovës’, e që padyshim se është duke e merituar këtë nofkë me punën e madhe që po e bënë në Përfaqësuesen tonë.
Di Marzio ka theksuar edhe talentin e lojtarëve si, Zeneli, Berisha, Zhegrova, Rashica, Halimi apo Avdijaj.
Kosova do ta pret Azerbajxhanin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të martën në sfidën e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, e në rast të fitores ose barazimit, Përfaqësuesja jonë do të kalojë në Ligën C
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës