Valon Behrami nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i skuadrës zvicerane, FC Sion, shkruan Insporti.com.
Behrami ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Sionin.
Mesfushori shqiptar i Udineses, Valon Behrami, është rrugës për të nënshkruar me klubin zviceran, FC Sion, me të cilin ka arritur marrëveshje dyvjeçare, pas dështimit për të gjetur gjuhë të përbashkët me klubin italian për rinovimin e kontratës.
Sipas Gianluca Di Marzio, “mesfushori dështoi të arrijë marrëveshje me Le Zebrette për rinovimin e kontratës dhe do t’i bashkohet klubit zviceran për dy sezonet e ardhshme, me mundësinë për t’u bërë tjarner në të ardhmen”.
34-vjeçari kaloi dy sezonet e fundit te Udine pasi iu bashkua klubit italian nga Ëatford për 2 milionë euro në vitin 2017. Ai ka bërë 39 paraqitje gjatë qëndrimit të tij në Dacia Arena.
Behrami ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Serie A, duke përfaqësuar klube si; Genoa, Hellas Verona, Fiorentina, Lazio, dhe Napoli, derisa ka fituar Kupën e Italisë me këtë të fundit në sezonin 2013/14.
Te FC Sion, Behrami do të gjejë futbollistët e Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli dhe Ermir Lenjani.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA