Një nga miqësoret më interesante ishte edhe ajo mes Benficës dhe Al Nassr, aty ku patën mundësinë të takoheshin dy miq të vjetër si Di Maria dhe Cristiano Ronaldo. Argjentinasi i dhuroi një përqafim të ngrohtë luzitanit para se të niste ndeshja, por gjatë sfidës e harroi marrëdhënien me CR7 dhe në një moment e turpëroi 38-vjeçarin me një “sombrero”.
Sigurisht, Ronaldos nuk i pëlqeu aspak ai gjest dhe e ndali menjëherë Di Marian duke i shkaktuar faull. Në fund, Di Maria rezultoi ylli i mbrëmjes duke qenë se shënoi edhe një prej golave në fitoren 4-1 të portugezëve ndaj skuadrës arabe, me Ronaldon që nuk mundi të lërë shenjën e tij në këtë miqësore.
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit