Google ADS

Di Maria tregon pse dështoi transferimi te Barcelona

22:14 | 8 Shkurt 2018
Arbresh Info

Ylli i Paris Saint Germain, Angel Di Maria ka folur hapur për transferimin e dështuar te Barcelona gjatë verës.

Barcelona tentoi për të nënshkruar me Angel Di Marian nga Paris Saint Germaini pasi gjiganti në Liga 1 rrëmbeu superyllin brazilian Neymar për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, transferimi dështoi menjëherë për shkak se klubi katalunas zgjodhi për të nënshkruar me talentin e ri Ousmane Dembele në vend të tij.

Në një intervistë për ‘TYC Sports’, Di Maria ka folur hapur për këtë transferim të dështuar në Camp Nou.

“Isha shumë afër Barcelonës, por për shkak të disa gjërave në futboll transferimi nuk mund të realizohej”, ka thënë mesfushori.

29-vjeçari ka realizuar gjashtë gola brenda 18 paraqitjeve këtë sezon për gjigantin francez në Liga 1./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme