Ángel Di María spikati në fitoren e Argjentinës (3-0) në Bolivi, në La Paz, në raundin e dytë të fazës kualifikuese të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Anësori i Benficas dha asistet për dy golat e parë të kampionëve të Botës, të shënuar nga Enzo Fernández dhe Nicolás Tagliafico dhe arriti në 26 pasime për gol në gjithsej 134 ndeshje.
Ish-lojtari i Juventusit barazoi Diego Armando Maradonën për numrin e asisteve (90 paraqitje), duke u tejkaluar vetëm nga Lionel Messi, i cili ka… më shumë se dyfishin, 56, me sulmuesin e Inter Miamit gjithashtu kryesues për golat e shënuar, 104, kundrejt 56 të Gabriel Batistutës dhe 41 të Sergio Agueros. Di María, nga ana e tij numëron 29 gola./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...