Google ADS

Di Maria pranë transferimit te super-skuadra e Series A

14:57 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Di Maria bashkohet me Ancelottin, tani në Itali.

Angel Di Maria mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas “Mediaset Premium”, Napoli ka shprehur interesim për lojtarin, përcjellë “Lajmi.net”.

Napolitanët tani e kanë dërguar edhe ofertën e tyre në drejtim të argjentinasit.

Ata i kanë ofruar anësorit kontratë 3-vjeçare, ku Di Maria do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

Carlo Ancelotti e do atë në skuadër, pasi që kanë punuar bashkë edhe te Real Madridi.

Kontrata e Di Marias me PSG-në skadon vitin e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme