Google ADS

Di Maria njofton se do të pensionohet nga kombëtarja pas Kupës së Botës 2022

10:42 | 31 Maj 2022
E.H

Kupa e Botës 2022 do të jetë aventura e fundit në futboll për Angel Di Maria, në nivel kombëtaresh.

Ylli argjentinas ka mbyllur karrierën e tij me PSG dhe është në kërkim të një kontrate afatshkurtre.

Lojtari ka bërë të ditur se planifikon të pensionohet nga futbolli me kombëtare, pas aventurës në Katar, për t’i lënë vend emrave të rinj.

“Pas këtij Botërori do të jetë koha. Ka shumë djem të talentuar në nivel me kombëtare të cilët po përmirësohen çdo ditë”, ka thënë Di Maria, transmeton lajmi.net.

“Ata do të tregojnë së shpejti se janë në nivelin e duhur”, tha ish-lojtari i Benfica, Real Madrid, Man United e PSG.

Di Maria, 34 vjeçar, ka luajtur 121 herë me fanellën e Argjentinës dhe ka shënuar 24 gola. Ai shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Amerikës në korrikun e kaluar, kur Argjentina mposhti 1:0 Brazilin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme