Google ADS

Di Maria largohet nga PSG, transferohet në Serie A

23:50 | 16 Qershor 2018
Arbresh.info

Mesfushori argjentinas, Angel Di Maria, është shumë afër largimit nga Paris Saint-Germain.

Di Maria ishte transferuar në PSG nga Manchester United në vitin 2015 dhe deri tani ka fituar dy tituj të ligës me gjigantin francez.

Megjithatë, me ardhjen e trajnerit gjerman, Thomas Tuchel, nuk do t’i ofrohet kontratë e re dhe kështu ai ka derën e hapur për t’u larguar nga Parc des Princes.

Interesim për shërbimet e tij kanë shprehur gjigantët italian, Inter dhe Napoli.

Interi ka kohë që e kërkon Di Marian dhe Mediaset Premium pohon se drejtori sportiv Piero Ausilio ishte zotuar se do të tentojë ta transferojë atë nëse Interi kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme