Një ndeshje e trubullut, në një mbrëmje historike.
Paris Saint-Germain shkoj në Manchester United, i udhëhequr nga një Neymar i shkëlqyeshëm, por edhe një herë çështja Angel Di Maria ka vend për diakutime, përcjell Korneri.net
Argjentinasi qëndroi i ulur në stolin e Old Trafford, shtëpia e tij e vjetër, për të gjithë ndeshjen pa hyrë në fushë, një zgjedhje kjo e trajnerit Tuchel, që i shtoi karburant zjarrit. Trajneri gjerman, në fund të lojës, u përpoq të justifikonte veten e tij (“Kishte pak hapësira në mbrojtjen e United”), por ajo që ndodhi dje vetëm konfirmon një marrëdhënie aspak të mirë me lojtarin e famshëm.
Di Maria javët e fundit nuk i ka pëlqyer zëvendësimet e vazhdueshme, ndryshe nga çfarë ndodh me Neymar dhe Mbappé, dhe ai ia tregoi këtë ish-trajnerit të Borussia Dortmund, që duket se nuk i ka pëlqyer. Është krijuar një përçarje mes të dyve, e cila nëse nuk rikompozohet, rrezikon të shqetësojë sezonin e PSG-së.
Në fund të kontratës – Sipas disa mediave franceze, pas pakënaqësisë së ish lojtarit të Real Madridit nuk qëndron marrëdhënia me Tuchel, e cila në fund të sezonit mund të ishte e mirë, por situata e tij kontraktuale. Marrëdhënia e tij me klubin e kryeqytetit francez skadon në fund të qershorit dhe për momentin nuk ka asnjë propozim të kënaqshëm rinovimi në tryezë, aq sa agjentët e tij kanë hetuar klube të tjera, kanë propozuar kartonin e tij për emra të tjerë të mëdhenj, si Inter dhe Juventus.
Pengesa kryesore është e një natyre ekonomike: Di Maria fiton 13.2 milionë euro bruto në vit, rreth 7 neto, një shifër që për një 32 vjeçar dhe në një periudhë të kushteve të vështira ekonomike për shkak të pandemisë, askush nuk është në gjendje t’i ofrojë ato. /Arbresh.info/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së nëntë, luhet në Su...
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
Dëmtohet një varrezë në Fushë Kosovë, policia po heton rasti...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person
Gjendet në rrugë pa shenja jete një person në Gjilan
Nën kërcënimin e mjetit të ftohtë, grabitet një pompë e deri...