Di Maria ka vendosur. Ai dëshiron të largohet nga Paris Saint Germain dhe t’i bashkohet Barcelonës. Reprezentuesi argjentinas i ka treguar klubit francez dhe trajnerit aktual Unai Emery se dëshiron të largohet.
Robert Fernandez tashmë ka thënë se Barcelonë dëshiron të kryej një ose dy transferime të tjera para se të mbyllet merkato, transmeton portali arbresh.info. Dhe, Di Maria është i dytë pas Coutinhos.
Barcelona është në dijeni që lojtari dëshiron t’i bashkohet atyre por gjithashtu është duke negociuar me Paris Saint Germainin pas marrëveshja me ata do të jetë e vështirë tani pas Neymarit.
Klubi shpreson që Jorge Mendes mund t’i ndihmojë atyre të arrijë një marrëveshje, gjë që vjen pas thashethemeve rreth shkëmbimit Gomes – Di Maria.
Emeryt i pëlqen Andre Gomes dhe një marrëveshje nuk mund të hidhet poshtë por Barcelona është duke punuar sa më shpejtë për të arritur një marrëveshje para përfundimit të merkatos./arbresh.info/
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...