Di Maria: Kam luajtur me Ronaldon, Rooneyn dhe Ibrahimovicin, por Messi është më i miri nga të gjithë

15:35 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Angel Di Maria ka luajtur me disa nga lojtarët më të mëdhenj të brezit të tij përgjatë një karriere të shquar te Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germain, por argjentinasi mendon se Lionel Messi është më i miri.

Mesfushori argjentinas ka fituar shumë trofe te Real Madridi, për të vazhduar me një periudhë jo të mirë te Unitedi dhe plot trofe te PSG.

Gjatë këtyre viteve, Di Maria luajti me disa nga lojtarët më të mirë në botë si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney dhe Messi.

Megjithatë, ai beson se bashkëkombësi i tij, Messi, është më i miri nga të gjithë.

“Ishte ëndërr të kisha mundësinë të luaja me Rooney, Ibrahimovic, Ronaldo, Messi… ata ishin lojtarë që unë i përdorja në PlayStation dhe nuk do ta imagjinoja kurrë se do të luaj me ta”, ka thënë fillimisht Di Maria për TyC Sports.

“Unë i shikoja ata dhe më pas të kisha mundësinë të luaja me ta ishte vërtet e bukur”.

 

“Leo është më i miri nga të katërtit. Cristiano është një përbindësh dhe Neymar është thjesht një gëzim për futbollin. Ai është brazilian dhe kur luan gjithçka që bën është të argëtohet”.

“Ibra është e çmendur, një karakter total. Në fushë ai mund të duket si një djalë i keq, por ai është i mrekullueshëm, një djalë me të vërtetë i mirë. U shoqërova me të shumë mirë kur ai ishte këtu”.

“Rooney është një djalë i qetë. Asnjëherë nuk kam menduar se ai do të ishte aq i fortë sa ishte. Me të gjithë lojtarët e shkëlqyer me të cilët kam luajtur, është e vështirë të zgjedhësh. Por, nëse do të më duhej të zgjidhja një, do të ishte Leo”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme