Di María ishte një nga protagonistët e triumfit 3-0 të PSG kundër Nimes.
Argjentinasi shënoi golin e parë si dhe shërbeu për Sarabian për golin e 2-0, por më shumë se forma e tij bëri lajm deklarata që 33-vjeçari dha pas ndeshjes.
I pyetur nga gazetarët për mundësinë që Leo Messi të bëhet pjesë e PSG-së verën e ardhshme, Di Maria u përgjigj me optimizëm.
“Shpresojmë, mendoj se ka shumë mundësi, por duhet të jemi të qetë. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Në këtë mënyrë, Di María nuk bën asgjë më shumë sesa ushqen informacionin që e bën skuadrën që drejtohet nga Mauricio Pochettino si një nga kandidatet më të mundshme për nënshkrimin me “yllin” argjentinas, kontrata e të cilit me “blaugranat” përfundon më 30 qershor.
Di María foli gjithashtu për rinovimin e tij dhe atë të Neymarit:
“Unë jam 32 vjeç, Ney është shumë më i ri, është më lehtë të flasësh me të, por ne po bisedojmë. Jam i lumtur këtu, në Paris, dhe po diskutojmë që të vazhdoj këtu.”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...