Angel Di Maria është larguar nga Paris Saint Germain pas shtatë viteve qëndrim në Parc de Princes.
Sulmuesi argjentinas zhvilloi ndeshjen e fundit ndaj Metz me fanellën e parisienëve, duke u larguar si një legjendë nga ky klub.
Megjithatë dëshira e lojtarit ka qenë që të qëndroj së paku edhe një vit me parisienët, por klubi vendosi ta largoj atë.
Ka qenë vet futbollisti argjentinas që ka konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se largimi i tij është vendim i klubit.
“Është një vendim i klubit, unë dëshiroja të qëndroja edhe një vit këtu për të realizuar ëndrrën dhe të fitonim Ligën e Kampionëve me PSG. I shkuam pranë, humbëm në finale dhe ky është pengu im i vetëm këtu. Jam i bindur që së shpejti djemtë do t’ia dalin”, u shpreh Di Maria.
34-vjeçari tha se ka kaluar shtatë vite të mrekullueshme në klubin francez.
“Shtatë vite të pabesueshme dhe të paharrueshme. Gjëja më e rëndësishme është dashuria që kam marrë. Ultrasit kënduan për mua, njësoj si pas sfidës kundër Borussia Dormtund në Ligën e Kampionëve. Kjo tregoj se këtu kam bërë gjëra të mira dhe më bën të lumtur”, tha Di Maria.
Krejt në fund ai u pyet edhe për Juventusin, ku sipas mediave të ndryshme pritet të jetë lojtari i ri i bardhezinjve.
“Jo, jam i qetë. Po mendoj për vetën time dhe familjën. Më vonë do të shoh se kush do të jetë zgjidhja më e mirë për të ardhmen time”, u shpreh Di Maria.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen