Di Maria: E shqeva letren e Realit e cila thoshte të mos luaja në finalen e Kupës së Botës

20:36 | 29 Mars 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i PSG-së, Angel di Maria ka zbuluar se në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014 Real Madrid i dërgoi letër në të cilën shpjegohej se argjentinasi nuk duhej të luante në finale.

Në Kupën e Botës në vitin 2014, Di Maria nuk luajti në gjysmëfinale ndaj Holandës, kurse në finale ndaj Gjermanisë hyri si zëvendësim, ndeshje në të cilën u mposhtën, transmeton portali arbresh.info.

Argjentinasi zbuloi se dëshironte të luante në finale, mirëpo Reali ia prishi të gjitha planet.

“Pësova lëndim në ndeshjen ndaj Belgjikës. Këmbën nuk e kisha drejtë, por doja të luaja dhe nuk me interesonte nëse nuk do luaja përsëri futboll”.

“E dija që Real Madrid donte të me shiste dhe erdhi letra. Daniel me tha se kisha një letër nga Reali, por as nuk e shikova dhe e shqeva”.

“Shkova te bisedoja me Alejandro dhe i tregova duke qarë se nuk ishte i gatshëm 100%. E dija që me donte dhe dëshironte që të luaja, por mendonte më të mirën. Kisha një injeksion. Pas bisedës, ai vendosi që Enzo Perez të jetë në vendin tim”, deklaroi ai.

Kujtojmë që Argjentina në finale u mposhtë nga Gjermania me rezultat të ngushtë 1 – 0./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme