Juventusi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Nantes me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes play-off të Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ ishte mbyllur në barazim 1-1.
Zonja e Vjetër arriti ta zhbllokojë ndeshjen që në start të saj, kur Nicolo Fagioli pasoi te Angel Di Maria në krahun e djathtë të sulmit e argjentinasi me një goditje më të parën shënoi super gol për 1-0.
en büyük o mu bilmiyorum ama çok büyük;Angel Di Maria 👑 pic.twitter.com/nPbUtxxoTI
— Zeynep (@Zeynep_oztkn) February 23, 2023
Nuk vonoi shumë dhe Juventusi shënoi edhe golin e dytë dhe largoi dilemat për fituesin.
Në minutën e 17-të, sërish një solo aksion i Di Marias, i cili futet në zonë, duke vallëzuar me mbrojtjen e Nantes, përfiton nga një pakujdesi e portierit, gjuan me thembër, por një lojtar i vendasve e ndal topin me dorë.
Gjyqtari akordoi penallti dhe mbrojtësi Nicolas Palloisi u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali një gol të sigurt. Nga pika e bardhë gjuajti Di Maria i cili ishte i saktë për 2-0.
Në pjesën e parë Juventusi kishte edhe dy raste të tjera për të shënuar, por nuk ishin të saktë.
Edhe në pjesën e dytë, Juventusi kishte më shumë nga loja, me Juan Cuadradon dhe Alex Sandron, që kishin mundësi të mira për të shënuar, por rezultati nuk ndryshoi.
Por në minutën e 78-të, Angel Di Maria kompletoi het-trikun me një goditje me kokë, pas një tollovie në zonë (3-0).
𝐆𝐎𝐀𝐋 | 𝖭𝖺𝗇𝗍𝖾𝗌 0-3 𝖩𝗎𝗏𝖾𝗇𝗍𝗎𝗌 (𝖣𝗂 𝖬𝖺𝗋𝗂𝖺) pic.twitter.com/CPXo4LzDH9
— EuroFoot (@eurofootcom) February 23, 2023
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Juventusi me rezultat të përgjithshëm prej 4-1 kaloi tutje. /Telegrafi/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...