Sulmuesi i Benficës, Angel Di Maria mendon se Champions League është trofeu më i rëndësishëm që mund të fitojë një lojtar në nivel klubesh. 35-vjeçari foli në vigjilje të sfidës së Championsit kundër Interit, duke dhënë një koment për aventurën e tij të dytë në Portugali.
“Është diçka e bukur të kesh privilegjin që të kesh kaq shumë tifozë që të ndjekin edhe jashtë stadiumit. Benfica është shtëpia ime në Europë, këtu u bëra një futbollist i vërtetë”.
Kam pasur mundësinë të luaj me Rui Costan, kjo do të thotë që jam i vjetër. Kam luajtur me atë që tani është presidenti im”.
Kampioni i Botës me Argjentinën e ka fituar Championsin me Realin në vitin 2014, por ai nuk kënaqet dhe kërkon të jetë gjithmonë protagonist.
“Kam patur mundësinë ta fitoj trofeun, është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Është trofeu më i rëndësishëm që mund të fitojë një lojtar në nivel klubesh.
Edhe pse jam 35 vjeç, unë futem gjithmonë në fushë për të dhënë maksimumin. Që të dhuroj sa më shumë gola dhe asiste. Këto kompeticione më kanë bërë ky që jam sot. Dhe më kanë treguar se çfarë do të thotë të kërkosh gjithmonë fitoren”.
Benfica do të udhëtojë në transfertën e Milanos këtë të martë për t’u përballur me Interin në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të grupit D të Champions League. “Shqiponjat e Lisbonës” humbën takimin e parë në shtëpi ndaj austriakëve të Salzburgut./ss
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...