Trajneri i Romas, Eusebio Di Francesco ka kërkuar nga skuadra e tij “ta respektoj Barcelonën”, por “të mos kenë frikë” gjatë përballjes së tyre në Ligë të Kampionëve.
Klubi italian do të përballet me gjigantin katalunas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe sigurisht konsiderohen si humbës të ndeshjes, ndërkohë që pjesa e parë është përcaktuar të zhvillohet në Camp Nou më 4 prill, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi duke menduar për të, por ne jemi duke menduar fillimisht për ndeshjen kundër Bolognas”, citohet të ketë thënë Di Francesco për ‘Sky’. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të vazhduar në pozitën e tretë, një ndeshje që mund të na jap neve shumë kënaqësi. Ne duhet të përballemi me këtë të qetë dhe me dëshirën për të luajtur mirë”
“Si do ta ndalni Messin? Nuk kam folur për vetëm një lojtar në veçanti, ne duhet të ndalim të gjithë Barcelonën”
“Ata kanë lojtarin më të mirë në botë, prandaj ne sigurisht duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë atij, madje edhe nëse kjo nuk do të thotë duke e markuar atë me një lojtar”
“Për tifozët unë do thoja se mund ta bëjmë këtë, ne duhet të respektojmë Barcelonën, por të mos kemi frikë nga ata”
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...