Trajneri i AS Romas, Eusebio di Francesco ka kërkuar falje, por insistoi se nuk ka ndërmend të jap dorëheqje pas disfatës tronditëse të “Giallorossëve” në Kupë të Italisë me rezultat 7 me 1 nga Fiorentina në stadiumin Artemio Franchi.
Federico Chiesa realizoi hat-trick, Giovanni Simeone shënoi dy gola, ndërsa Luis Muriel dhe Marco Bennassi shënuan nga një, transmeton portali arbresh.info. Nga ana tjetër, Aleksandar Kolarav realizoi golin e vetëm te Roma, të cilës iu ndëshkua me karton të kuq Edin Dzeko.
“Nuk kam komente për të bërë sonte, vetëm t’iu them se më vjen keq”, ka thënë Di Francesco pas ndeshjes.
“Është e kotë të flasim për ndeshjen, unë vetëm mund t’iu kërkojë falje. Unë marr përgjegjësi dhe iu kërkoj falje tifozëve këtu dhe atyre që na kanë shikuar në shtëpi”
“Ishte një performancë e tmerrshme në çdo aspekt të vetëm”
Pas ndeshjes kanë nisur thashethemet rreth dorëheqjes së tij të mundshme, por trajneri ka hedhur poshtë këto duke thënë se kjo “nuk është në mendjen time”./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?