Di Francesco e “fsheh” Romën për ndeshjen ndaj Liverpool

10:13 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Plani i skuadrës romake për ndeshjen e parë ndaj Liverpool në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve u krijua dje në Trigoria.

Di Franscesco “fsheh” paraqitjen e skuadrës para ndeshjes ndaj ‘Reds’ . Ekipi i Romës nuk do të stërvitet në Angli një ditë para ndeshjes. Trajnimet u caktuan për në Trigoria të martën në mëngjes, përpara se të udhëtojnë për në Liverpool po atë ditë, shkruan Indeksonline.

Kjo është është një zgjidhje që ishte zbatuar edhe në disa udhëtime tjera. Në Barcelonë, megjithatë, stërvitjet u bënë në Camp Nou.

Roma do të shkoj në Liverpool të martën pasdite dhe menjëherë do të shkojë në Anfield Road, ku lojtarët do të bëjnë një inspektim në fushë, pa u stërvitur fare, pak para se të filloj edhe konferenca për shtyp që është paraparë në ora 18:30.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme