Google ADS

‘Dhurata’ e De Laurentiis për Ancelottin, përforcimi i parë vjen nga Spanja

11:27 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Napoli kërkon një përforcim të ri nga La Liga.

Me Carlo Ancelottin në stol, merkato e Napolit do të jetë në lartësinë e duhur për një sezon me pritshmëri të mëdha.

De Laurntiis nuk ka vonuar dhe është shumë pranë goditjes së parë në merkato, Fabian Ruiz nga Real Betis.

22-vjeçari spanjoll ka shkëlqyer këtë sezon duke ndihmuar ekipin të kualifikohet në Europa League me 3 gola dhe 8 asiste dhe mund të mbulojë shumë pozicione në mesfushë.

Klauzola e Ruiz është 30 milionë euro por Napoli po tenton të mbyllë operacionin për 25 mln euro plus bonuse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme