Momentet e tensioneve dhe sherreve janë shpesh të pranishme në futbollin grek.
Kësaj radhe, një episod i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen PAOK-Olimpiakos.
Ultrasit e PAOK-ut kanë hedhur sende nga lart dhe njëra prej tyre ka prekur në nofull trajnerin e miqve të Olimpiokos, Oscar Garcia, duke e dëmtuar keq.
Në këto kushte, është vendosur që ndeshja të shtyhej, pasi situata në stadium ishte shumë e tensionuar, raporton Panorama.
Trajneri Garcia është detyruar të shkojë drejt spitalit, pasi dyshohet se mund t’i jenë thyer dhëmbët.
Ultrasit e PAOK-ut ishin protagonistë edhe në episode të tjera përgjatë ndeshjes. Në njërën prej tyre ata hyrën në fushë me një flamur bullgar dhe fytyra të mbuluara, ndërsa në flamur shkruhej “Gate 4” (emri i një prej grupimeve më famëkeqe të ultrasve të PAOK-ut). /albeu/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën