Dhjetë talentet e rinj që bënë bujë gjatë 2020

18:04 | 1 Janar 2021
Arbresh.info

Viti 2020 ishte sfidues për botën e futbollit dhe të gjithë sportit, por edhe këtë vit ka pasur talente të rinj të cilët kanë lënë ‘shenjën’ e tyre me paraqitjet që kanë bërë.

Futbolli nuk do të jetë njësoj pas vitit 2020, kjo pohohet nga ekspertët, analistët dhe zyrtarët e klubeve.

I fundit që pohoi këtë ishte edhe presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, i cili tha se mega transferimet që kanë ndodhur deri më tani nuk do të mund të ndodhin në të ardhmen, pasi që klubet nuk i kanë resurset e njëjta për të përballuar shuma të tilla.

Më poshtë janë 10 talentet që bënë bujë në vitin 2020, ata sigurisht do të lëvizin në klube të mëdha, por pyetja është se a do të kenë të njëjtin çmim të themi si p.sh, Paul Pogba apo Neymar.

Mitchel Bakker-Paris Saint-Germain dhe Komëtarja holandeze

Mosha: 20 vjeç

Pozicioni: Mbrojtës i majtë

Bakker e ka vendosur veten si zgjedhja e parë e PSG-së si mungesë spanjollit, Juan Bernat i cili është i lënduar, duke e zënë vendin në njërin nga ekipet më të mira të Evropës.

Eduardo Camavinga-Stade Rennais dhe Kombëtarja franceze

Mosha: 18 vjeç

Pozicioni: Mesfushor qendror

Camavinga u bë shënuesi më i ri i Francës në mbi 100 vjet kur shënoi në fitoren 7-1 ndaj Ukrainës në Tetor.

Ai llogaritet si njëri nga talentet më me perspektivë në Evropë, kualiteti i tij më i mirë është aftësia me topin dhe pasimet.

Jonathan David-LOSC Lille dhe Kombëtarja kanadeze

Mosha: 20 vjeç

Pozicioni: Sulmues

David ka shënuar 11 herë në vetëm 12 ndeshje për ekipin Kombëtar kanadez.

David nuk ka qenë në gjendje të gjejë rrjetën për Lille që nga transferimi i tij nga Gent këtë verë, por pavarësisht kësaj, ai cilësohet si njëri nga talentet më të mëdhenj.

Alphonso Davies-Bayern Munich dhe Kombëtarja kanadeze

Mosha: 20 vjeç

Pozicioni: Mbrojtës i majtë, mesfushor i majtë

Një ish-yll i MLS me Vancouver Whitecaps, Davies tani është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayern Munchen. Ai u transferua tek bavarezët për një shumë simbolike prej 10 milionë euro, tani duket qesharake shuma e transferimit të tij. Ai ishte njëri nga protagonistët kryesorë në fitimin e Ligës së Kampionëve nga Bayern.

Sergino Dest-FC Barcelona dhe Kombëtarja amerikane

Mosha: 20 vjeç

Pozicioni: Mbrojtës i djathtë

Dest është amerikani i parë që u transferua dhe u paraqit në Barcelonë në La Liga ashtu edhe kundër rivalëve të Real Madridit në ‘El Clasico’.

Lindur në Hollandë dhe stërvitur nga Ajax, Dest kualifikohet për Kombëtaren amerikane në sajë të babait të tij, që është një qytetar amerikan. Ai llogaritet si njëri nga mbrojtësit më me perspektivë në Evropë për momentin.

Fabio Silva-Wolverhampton Wanderers dhe Kombëtarja portugeze

Mosha: 18 vjeç

Pozicioni: Sulmues

Wolves paguai Porton një shumë prej 46 milionë euro për shërbimet e Silva këtë verë, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë të klubit ndonjëherë. Ai llogaritet si një nga top talentet, por ka pasur vështirësi me akomodimin në Angli.

Ansu Fati-Barcelona dhe Kombëtarja spanjolle

Mosha: 18 vjeç

Pozicioni: Sulmues anësor

Fati u emërua lojtari i muajit në La Liga për Shtatorin e këtij sezoni dhe u bë një nga golashënuesit më të rinj ndonjëherë të Ligës së Kampionëve në tetor. Aktualisht është lënduar, por mungesa e tij në fushë është bërë evidente, ai pritet të jetë protagonist kryesor për Barçën dhe Spanjën vitet e ardhshme.

Phil Foden-Manchester City dhe Kombëtarja angleze

Mosha: 20 vjeç

Pozicioni: Mesfushor qëndror

Pep Guardiola e përshkroi Phil Foden si ‘lojtarin më të talentuar’ që ka parë ndonjëherë. Pas largimit të David Silva, ‘pishtari’ i ka mbetur anglezit për të mbushur atë zbraztirë.

Ryan Gravenberch-Ajax dhe Kombëtarja holandeze

Mosha: 18 vjeç

Pozicioni: Mesfushor qëndror

Gravenberch bëri debutimin e tij për Ajax vetëm 16 vjeç dhe që atëherë ka bërë 14 paraqitje të tjera në ekipin e parë. Ai ka marrë vëmendjen e ekipeve të mëdha, njëra ndër të interesuarat për të është edhe kampioni italian, Juventus.

Mason Greenwood-Manchester United dhe Kombëtarja holandeze

Mosha: 19 vjeç

Pozicioni: Sulmues

Greenwood shënoi 17 herë në të gjitha garat për Manchester United sezonin e kaluar, dhe megjithëse forma e tij ka pësuar rënie këtë sezon, ai është një nga sulmuesit e rinj më me perspektivë në planet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme