Google ADS

“Dhimbja vazhdon”, “Futbolli nuk kthehet në shtëpi”, “Luanët po qajnë sot”- disa nga titujt e gazetave në Angli pas humbjes

12:56 | 15 Korrik 2024
D.H

Spanja triumfoi ndaj Anglisë në finalen e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” me rezultat 2-1.

Një gol i Oyarzabal në minutat e fundit, theu zemrat e anglezëve për titullin që e ëndërrojnë me dekada, shkruan Arbresh.info.

Anglia për herë të parë dhe të fundit triumfoi në Kampionatin Botëror të vitit 1966 dhe që nga ai triumf nuk ka asnjë trofe për anglezët.

Kjo ishte finalja e dytë me radhë e humbur në Kampionat Evropian pas asaj disfate të hidhur në penallti nga Italia tri vite më parë në Euro 2020.

Shtypi anglez gjatë ditës së sotme pati disa tituj të dhimbshëm për humbjen e Anglisë.

Kujtojmë se në Angli nga shumë analistë e ish-futbollistë është kritikuar shumë loja e tyre.

Këta janë disa titujt e gazetave më të njohura në Angli:

Titulli i BBC-së thotë: “Anglia zemërthyer pasi Spanja shënoi golin e vonshëm për të fituar Euro”.

Sky Sports pati titull: “Oyarzabal thyen zemrën e Anglisë dhe Spanja fiton Euron”.

Ndërsa “The Guardian” shkruan në titullin e portalit “Goli i Mikel Oyarzabal thyen ëndrrat e Anglisë”.

E famshmja “The Sun” shkruan: “ZEMRA LUANI” Anglia humbet finalen e Euro 2024, me dhimbje pasi Spanja shënoi golin e mundimshëm në fund të fundit për të fituar 2-1″.

Metro pati një titull interesant për humbjen: “Luanët po qajnë sot”, kanë shkruar ata.

Mirror shkroi me shkronja të mëdha në faqen e parë “Të shpartalluar” dhe shtoi: “Pritja vazhdon pasi Spanja të fitojë finalen me një gol të vonuar”.

Daily Express ndërkohë ka shkruar: “Ëndrra ka mbaruar, por a na bëri krenar kombëtarja?”.

The Telegraph u kujton lexuesëve se dhimbje do të vazhdoj, ata kanë shkruar: “Dhimbja vazhdon”.

Thënja e famshe angleze është “Po vjen në shtëpi”, teksa Daily Mail ka vendosur një titull të ngjashëm por me një moto tjetër: “Tension i padurueshëm, goli i mrekullueshëm… por futbolli nuk kthehet në shtëpi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme