Sipas Sky Sport Italia, Paulo Dybala do të startojë kundër Interit të dielën mbrëma, në derbin e tij të fundit italian me Juventusin në Serie A.
“Zonja e Vjetër” ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën e sulmuesit, ndaj Dybala do të largohet nga Torino në fund të sezonit.
Ai nuk kishte marrë as thirrje për kombëtaren argjentinase dhe ka mbetur në Continassa për t’u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.
Sipas Sky Sport Italia, ai është projektuar me Dushan Vlahovicin në sulmin e Juventusit gjatë seancave të fundit stërvitore.
Dybala pritet të startojë me Vlahovicin, i cili gjithashtu qëndroi në Itali. I vetmi nga vija e sulmit, Alvaro Morata, ishte në detyrë me Spanjën, ndërsa kjo mund të bëjë që ai të nis nga stoli.
Juan Cuadrado pritet të kompletojë treshen sulmuese të Juventusit në Allianz Stadium të dielën mbrëma.
Pikërisht 28-vjeçari është lidhur me një kalim te Interi, por shumë tifozë të Bianconerëve shpresojnë që të mos shohin “La Joyan” sezonin e ardhshëm me fanellën e rivalëve.
Dybala mund të luajë ndaj Interit edhe njëherë nëse Bianconerët dhe Nerazzurrët kualifikohen në finalen e Kupës së Italisë.
Interi do të takohet me Milanin pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërsa Juventusi do të presë Fiorentinën pasi fitoi 1-0 në Firence./Telegrafi/
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës