Cristiano Ronaldo nuk u përfshi në fitoren e Ligës së Kampionëve të martën ndaj Lokomotiv Moskës 2-1 dhe ai madje u përpoq të ndalte golin e shokut të tij të skuadrës duke bërë thirrje për pozitë jashtë loje, sipas disa tifozëve.
Paulo Dybala ishte heroi i Juventusit në fitoren me rikthim nga 0-1 në 2-1, falë dy golave të vonshëm nga sulmuesi argjentinas.
Megjithatë, bashkëlojtari i tij, Ronaldo si duket nuk ishte aspak i lumtur që ylli argjentinas ia ‘vodhi’ shfaqjen.
Te goli i dytë i Dybalas, Ronaldo ishte në të vërtetë në një pozicion jashtë loje, dhe për disa dukej se ai ngriti dorën e tij për të kërkuar pozitë jashtë loje.
Edhe pse nuk dukej aq i lumtur, portugezi iu bashkua bashkëlojtarëve në festën e golit të fitores për Bianconerët.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor