Arbnor Muja ka befasuar me hapin e radhës, duke lënë Antwerpin për të kaluar te klubi i elitës turke Samsunspor, që këtë vit po lufton për mbetje në elitë.
Por siç duket oferta e klubit turk ka qenë aq e mirë për klubin belg dhe lojtarin, që palët të arrinin shpejt marrëveshje.
Siç mëson Telegrafi, lojtari është shitur për 2 milionë euro, ndërsa 1 milion euro të tjera janë të vendosura në marrëveshje në formë bonusesh.
Muja që paguhej më pakë se 400 mijë euro në vit në Belgjikë, në klubin turk do të fitojë tri herë më shumë, duke kaluar pra shifrën e një pagë mbi 1 milion euro në vit.
Drita që ka ruajtur 20 përqind të kartonit nga transferimi i ardhshëm, do të marr 400 mijë euro, ndërsa nëse arrihen bonuset kjo shifër mund të shkojë deri në 600 mijë euro.
Muja luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e titullit me Antwerp në Belgjikë dhe fal paraqitjeve të tij ai kishte marr ftesë nga Kosova dhe Shqipëria, ku në fund vendosi të përfaqësojë kuqezinjtë.
Në Big Brother shkon ‘mësiti’, çka po ndodh brenda shtëpisë
Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izrael...
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...