Takimi ndërmjet agjentit të Paulo Dybalas dhe përfaqësuesve të Juventusit ka zgjatur disa orë, ndërsa Zonja e Vjetër thuhet t’i ketë ofruar sulmuesit pagë më të ulët nga marrëveshja e arritur disa muaj më parë.
Kontrata e tanishme e argjentinasit skadon në fund të muajit qershor dhe bisedimet për rinovimin e saj nisën mëngjesin e sotëm (e hënë), pasi klubi ishte tërhequr nga oferta që ia kishte bërë në fund të vitit të kaluar,
Dy palët i kishin shtrënguar duart për një pagë vjetore prej 11 milionë eurosh (duke i përfshirë edhe bonuset), mirëpo bardhezinjtë e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për shkak të problemeve fizike të lojtarit dhe për shkak të problemeve financiare.
Sipas Calciomercato.com, Juventusi i ka ofruar Dybalas shtatë milionë euro në sezon plus bonuset që do t’i mundësonte të përfitojë pagë të përafërt me atë të arritur në dhjetor. Megjithatë, kohëzgjatja e kontratës së re do të ishte më e shkurtër nga marrëveshja e mëparshme: tri vite (dhe jo katër).
Në anën tjetër, Sky Sport Italia bën të ditur se oferta Bianconerëve për pagën fikse të futbollistit është akoma më e vogël, rreth gjashtë milionë euro në vit, por do të arrinte deri nq 10 milionë në bazë të shtesave.
Një tjetër ndryshim ka të bëjë me komisionet e agjentëve, të cilat janë shumë më të ulëta në ofertën aktuale. Dy palët pritet të takohen sërish në javët në vijim, mirëpo deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Vendimi tash i takon Dybalas, me disa klube – duke përfshirë Barcelonën, Interin dhe Tottenham Hotspur – të lidhur me sigurimin e shërbimeve të tij gjatë verës. Por, sipas Calciomercato, Dybala ende nuk ka marrë oferta më të larta se ajo që i ka bërë Juventusi.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...