Rafael Leao, sulmuesi portugez thuhet se ka arritur marrëveshje të re me Milanin mbi të gjitha detajet dhe ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi i saj.
E ardhmja e Leaos ka qenë një pikë kyçe e bisedimeve rreth Milanit këtë sezon dhe klubi është i etur për të zyrtarizuar marrëveshjen e tij të re së shpejti, duke dashur të shmangë çdo kërcënim të mundshëm në afatin kalimtar të verës.
Ylli portugez thuhet se ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me kuqezinjtë, me vlerë rreth pesë milionë euro neto në sezon, e cila përfshin një klauzolë lirimi të vendosur në 175 milionë euro.
Është gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të profilit të tij privat.
“Rafael Leao tani ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me Milanin deri në qershor 2028”, ka njoftuar fillimisht Romano në Twitter.
“Të gjitha dokumentet më në fund janë përfunduar, së shpejti do të zyrtarizohet”.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1656740190646329345?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1656740190646329345%7Ctwgr%5E853fe059579674a6f82bfdd5c5fcb479b22d6f08%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpage-e-kenaqshme-dhe-klauzole-marramendese-detajet-e-kontrates-se-re-te-leaos-milanin%2F
“Klauzola e lirimit prej 175 milionë euro. 5 milionë euro paga neto në sezon plus bonuse”, ka shkruar italiani.
Ndryshe, 23-vjeçari, i cili humbi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit për shkak të lëndimit, ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...