Trajtimi mjekësor që mori Maradona ishte shumë i keq, prandaj ai vdiq. Ka kaluar pothuajse një vit nga vdekja e Diego Armando Maradonës, por detaje të reja vazhdojnë të dalin mbi ditët e tij të fundit.
Këtë herë, për t’i zbuluar ato mendon Matias Morla, ish-avokat i “Pibe de Oro”, i cili në dëshminë e tij të fundit gjyqësore drejton gishtin nga mjekët.
“Kishte shumë gabime, prandaj Diego vdiq, u fry, u fry i gjori – derisa i plasi zemra”, ka thënë Morla për shtypin ndërsa po largohej nga zyra e prokurorit të San Isidros, ku dha një dëshmi të gjatë për tri orë.
Procesi vazhdon pa pushim për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së Maradonës. Hetimet po analizojnë përgjegjësinë e shtatë punonjësve shëndetësorë, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, i dyshuar për vrasje nga pakujdesia, një vepër që përfshin dënime nga 8 deri në 25 vite burg.
Morla e quajti të çmendur vendimin e familjes për ta trajtuar Maradonën në shtëpi.
“Është çmenduri, sepse sipas mjekëve, Diego nuk mund të largohej nga klinika Olivos”. Akuza bazohet në supozimin se Maradona mori kujdes të pamjaftueshëm nga anëtarët e ekipit mjekësor, të cilët, edhe duke e ditur se mund të vdiste, nuk bënë asgjë për ta parandaluar këtë.
Komisioni mjekësor prej 20 ekspertësh konstatoi se Maradona qëndroi në agoni për orë të tëra dhe u braktis në fatin e tij, ndërsa vlerësoi se ekipi mjekësor i drejtuar nga Luque ka aplikuar trajtim “të pamjaftueshëm, të mangët dhe të pamatur”.
Morla deklaroi se herën e fundit që e pa Maradonën, më 16 nëntor, “ai kishte një zë të çuditshëm, robotik, shumë të lartë dhe me ndërprerje. I informova të gjithë në shtëpi për gjendjen në të cilën ishte Diego”. /Telegrafi/
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...