Detaje interesante – Ricciardo negocioi me Ferrari para marrëveshjes me McLaren

23:55 | 28 Maj 2020
Arditë Shkodra

Daniel Ricciardo ka zbuluar disa detaje interesante.

Lëvizje të mëdha kanë ndodhur në skuadrat e Formula 1, pasi Sebastian Vettel bëri të ditur se nuk do të vazhdojë me Ferrari.

Një nga pilotët që bëri lëvizje ishte edhe Ricciardo, i cili gjente marrëveshje me skuadrën e McLaren.

Më herët gjatë këtij muaji, piloti njoftoi se do të lë Renault në fund të këtij sezoni, për të kaluar te McLaren në vitin tjetër, për të zëvendësuar Carlos Sainz Jr.

Por, ai duket se ka pasur negociata edhe me Ferrari.

“Ka pasur diskutime (me Ferrari) edhe gjatë viteve të kaluara dhe ato vazhduan edhe së fundmi”, ka thënë Ricciardo, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund ta mohojë, por dukshëm këto negociata nuk patën fryte”, shtoi piloti

Piloti do të vazhdojë me McLaren duke filluar nga viti 2021. Ai bisedonte me këtë skuadër edhe në vitin 2018, por asokohe palët nuk gjenin marrëveshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme