Google ADS

Dest largohet përsëri nga Barcelona, huazohet te PSV

09:01 | 21 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Sergino Dest edhe këtë sezon nuk do të jetë pjesë e Barcelonës.

Mbrojtësi i majtë i është Bashkuar PSV Eindhoven në formë të huazimit deri në fund të sezonit, shkruan Arbresh.info.

Marrëveshja përfshinë një klauzolë që mund të aktivizohet nga PSV për ta bërë të përhershëm transferimin e amerikanit.


Megjithatë skuadra spanjolle ka vendosur të mbaj një përqindje të çdo shitje të ardhshme.

Dest sezonin e kaluar ishte pjesë  e AC Milan, por nuk arriti të gjej formën e duhur në Itali.

22-vjeçari iu bashkua Barcelonës në vitin 2020 nga Ajaxi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme