Mario Mandzukic duket se ka vendosur për qëndrim te Juventusi pasi i dha fund negociatave me skuadrën nga Katari, Al Rayyan.
Reprezentuesi kroat është përfolur për transferim te Katari që disa muaj, megjithëse raportet në Itali kanë deklaruar se sulmuesi ngurron të finalizoj një lëvizje të tillë transmeton portali arbresh.info.
Al Rayyan është thënë se do t’i ofrojë 33-vjeçarit një pagë prej 7 milionë euro ndërkohë që Juventusi kërkonte një tarifë prej 10 milionë eurove për shërbimet e tij.
Juventusi zbuloi dy javë më parë se Mandzukic ishte në bisedime rreth një transferimi të mundshëm në Katar, por duket që ish ylli i Bayern Munichut do të vazhdojë qëndrimin në Torino të paktën deri në janar për shkak se Al Rayyan ka konfirmuar të shtunën se negociatat kanë përfunduar.
“Al Rayyan ka njoftuar suspendimin e negociatave me lojtarin kroat Mario Mandzukic”, shkruan klubi në një deklaratë.
Mandzukic iu bashkua Juves nga Atletico Madridi katër vite më parë dhe ka bërë 162 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve duke shënuar 44 herë dhe duke fituar katër tituj në Serie A./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...