Presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas ka konfirmuar që sulmuesi Alexandre Lacazette nuk do të transferohet këtë verë te Atletico Madridi.
Lacazette njoftoi se do të largohet nga klubi francez gjatë vitit të kaluar dhe Aulas konfirmoi që Lyoni ka pranuar një ofertë nga Atletico duke i hapur rrugën Antonio Griezmannit për transferim në Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, transferimi ishte hedhur në dyshime kur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv refuzoi të apelimin e dënimit për transferime që i është vendosur Atleticos nga FIFA, duke i ndalur ata të regjistrojnë lojtarë të rinj deri në muajin janar.
Aulas ka konfirmuar që marrëveshja ka dështuar dhe nuk ka ndonjë ofertë tjetër të paraqitur për 26-vjeçarin, i cili shënoi 37 gola brenda 45 paraqitjeve.
“Alexandre mund të largohej nga klubi, por gjërat shkuan keq me Atleticon. Për ne, ai është me Lyonin”, tha Aulas. “Sot, nuk kam marrë ndonjë ofertë për Alexandre Lacazetten. Nuk e di nëse dëshiron të largohet”
Pas konfirmimit që e ardhmja e Lacazettes vazhdon të mbetet në dyshime, Aulas ka konfirmuar se klubi i tij është duke u përpjekur për të nënshkruar me një tjetër sulmues në Chelsea, talentin e ri Bertrand Traore, i cili ka shpenzuar sezonin e kaluar te Ajaxi./arbresh.info
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...